Nënkampionët e Evropës ndalën në Greqi, pa fitues edhe te ndeshja Club Brugge – Galatasaray
Tottenham është befasuar nga Olympiacos në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Nënkampionët e Evropës kanë barazuar në Greqi me rezultat 2-2, shkruan Indeksonline.
Anglezët ishin në epërsi të dyfishtë pas golave të shënuar nga Harry Kane (26′) dhe Lucas (30′).
Por grekët u rikthyen duke barazuar rezultatin me Podence (44′) dhe Valbuena (54′).
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar nga ora 18:55, Club Brugge dhe Galatasaray kanë barazuar pa gola.
Tottenham dhe Olympiacos marrin nga një pikë në grupin B dhe janë në pritje të ndeshjes tjetër që zhvillohet nga ora 21:00, Bayern – Zvezda.
Situatë e njëjtë është edhe në grupin A, ku Galatasaray dhe Club Brugge janë në pritje të super ndeshjes, PSG – Real Madrid. /IndeksOnline/
