Uji i pijshëm tejet i ndotur, shqetësohen banorët e fshatit Ratkoc të Rahovecit
Një banor i fshatit Ratkoc të Rahovecit është shprehur tejet i shqetësuar lidhur me cilësinë e ujit të pijes.
Pas kësaj, është bërë thirrje që para se të konsumohet të bëhet kujdes duke shikuar pamjen që ofron uji, shkruan Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
SHQETËSUESE UJI I PIJSHËM ËSHTË I PASIGURT RAPORTON “FSHATI DEJNE” I RAHOVECIT
Para se të konsumoni ujin e pijshëm bëni kujdes duke shikuar pamjen e ujit që keni vënë në enët për të pirë shikoni nëse duket i pastër.
Një banor në Ratkoc sonte ka publikuar këtë pamje nga uji i pijshëm që vjen nga Kru “Radoniqi” që furnizon edhe Dejnin.
Mungesa e informimut me kohë për ndotjën e ujit është papërgjegjësi e madhe dhe që kërkohet dikush të jepë llogaridhënie, duke rrezikuar kështu shëndetin e qytetarëve dhe mbjell pasiguri në popullat për ujin që u ofrohet për konsumim.