Loret Sadiku rrezikon të mos luajë kurrë më për Kosovën
Ëndrra e Loret Sadikut për të përfaqësuar Kosovën mund të mbetet e parealizuar përgjithmonë.
Mesfushori kosovar vitin e kaluar refuzoi ftesën e Shqipërisë, duke bërë të qartë që dëshiron të luaj vetëm për Kosovën. Megjithatë, situata është jashtëzakonisht e komplikuar.
Muaj më parë, zyra e mediave të FIFA-së në përgjigjen e dërguar në adresë të Indeksonline, ka bërë të ditur që Sadiku nuk mund të ndërroj përfaqësuesen sepse ai në vitin 2013 ka pranuar të luaj për Shqipërinë.
Por pretentimet e mesfushorit të Kasimpashës janë se ai asnjëherë nuk ka dhënë nënshkrim që të luaj për Shqipërinë dhe për këtë çështje Sadiku ka angazhuar avokat.
Në nëntor të vitit 2018, presidenti i FFK-së Agim Ademi kishte deklaruar se janë shumë afër që t’i përfundojnë procedurat për t’ia mundësuar futbollistit përfaqësimin e Kosovës.
Indeksonline ka kontaktuar me familjarë të Sadikut, por ata janë shumë skeptikë që kjo çështje të zgjidhet ndonjëherë.
Kujtojmë që vite më parë, 28 vjeçari ka luajtur për grupmoshat e reja të Suedisë.
Pra, mundësia e vetme që Sadiku të luaj për përfaqësuese është Shqipëria. /Indeksonline/