75 Mall Live Search
14:07 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Maloku deklarohet pas intervistimit, në Hagë

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku, ka bërë të ditur se e ka kryer obligimin e tij para drejtësisë duke e përfunduar intervistimin nga Prokuroria e Gjykatës Speciale.

Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

“Ju njoftoj qe sot, para pak çastesh, e kreva obligimin tim para Drejtësisë së Shtetit tim Kosovës duke e përfunduar intervistimin nga Prokuroria e Gjykatës Speciale me seli në Hagë”.

“Intervistimi është kryer në Gjykatën e Qarkut të Lubjanës, në prezencën dhe udhëheqjen e gjyqtares së kësaj gjykate, si dhe konform ligjeve dhe juridiksionit Slloven”.

“Unë dhe Prokuroria Speciale ishim palë të barabarta në gjykatë”.

“E falënderoj Gjykatën e Qarkut të Lubjanës dhe shtetin slloven për korrektësinë dhe mbrojtjen e të drejtave të mia si palë”.