75 Mall Live Search
17:59 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Haradinaj ngushëllon familjen e Arditës: Ka lënë gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë kosovare

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e gazetares së RTK-së, Ardita Sylejmani Ballacën që vdiq sot.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se lajmin për ndarjen e jetës së gazetares është pikëllues, derisa, e ka vlerësuar atë si profesioniste me standarde të larta etike.

Ja postimi i plotë:

“Pikëllues lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të Ardita Sylejmani Bllaca, gazetare e RTK-së.
Ardita si një profesioniste e standardeve të larta etike, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë kosovare.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të gazetarëve”, ka shkruar Haradinaj.