15-vjeçaret rrahen mes vete, në “sulm” përfshihet edhe një nënë për t’i ndihmuar së bijes!
Megjithatë, ajo e cila ka marrë gjithë vëmendjen në këtë video është nëna e njërës nga vajzat, shkruan The Sun, transmeton Indeksonline.
Në rrjetet sociale po qarkullon një video teksa dy vajza janë rrahur mes vete. Ngjarja ka ndodhur në Erith në juglindje të Anglisë.

Nëna e njohur në këtë histori si Sarah, dëgjohet duke i dhënë vajzës së saj përkrahje dhe duke bërtitur me zë të lartë “kape atë”, derisa kjo e fundit zvarrit për flokësh rivalen e saj dhe duke e shkelmuar.


Sarah ka reaguar me të parë që vajza e saj 15 vjeçare, po e humbet betejen, duke e sulmuar poashtu 15 vjeçaren tjetër.
Sara bërtet: “çohu, çohu”, nga frika se vajza e saj mund të humbasë zënkën.

Ndërsa vajzat vazhdojnë të përplasen në bar, të rinjtë e tjerë mund të shihen duke pare gjithë këtë ngjarje në sfond.
Kur Sarah e sheh që po e filmojnë të tjerët, kërkon që mos të përdoren telefonat.
Nëna e 15-vjeçares pretendon se vajza e saj është mbrojtur nga sulmi dhe se edhe asaj i është dashur të ndërhyjë.
Ndërkohë që Policia po vazhdon hetimet për rastin në fjalë. /Indeksonline/