75 Mall Live Search
09:23 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dyshohet për marrje rryshfeti gjykatësi në Pejë, Sali Berisha

Gjykatësi i Gjykatës Themelore në Pejë, Sali Berisha i cili është arrestuar dje nga policia , dyshohet të ketë kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”, për ndërhyrjen në një rast gjyqësor, kanë bërë të ditur për Indeksonline, zyrtarë nga policia.

Zëdhënënësi i Prokuorisë së shtetit, Ekrem Lutfiu, e ka bërë të ditur lajmin për arrestimin e tij ditën e djeshme, i cili ka thënë se Gjyqtari Berisha është arrestuar për dyshimin e veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Sali Berisha punonte në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Pejë./Indeksonline/