Kapet “dilleri” i dyshimtë, në Gjakovë
Gjatë ditës së djeshme me urdhër të prokurorit kujdestër në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, është ndaluar një person për 48 orë.
Ai dyshohet se kishte kryer veprën penale: “Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, transmeton indeksonline.
Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka bërë kërkesë që t’i caktohet masa e paraburgimit.