Fitore e vuajtur e Juventusit, Verona e pafat
Ishte Verona ajo që shënoi e para përmes golit të Veloso në minutën e 21’.
Po ashtu Verona e humbi një penallti kurse ishte e pafat sepse ka goditur tri herë të tjera shtyllën duke mos arritur kështu ta gjejë golin.
Por më shumë fat pati Juventusi, të cilët shënuan në minutën e 31’ përmes golit të Ramsey i cili u asistua nga Ronaldo por Ronaldos nuk i mjaftoi vetëm asistimi sepse shënoi nga penaltia në minutën e 49’, e me këtë epërsi prej një goli Juventusi arriti t’i sigurojë edhe tri pikë të tjera.
Po ashtu për Veronen luajti edhe Amir Rrahmani./Indeksonline/.