75 Mall Live Search
22:43 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

Përkulet Milano, Interi “mbreti” i qytetit

Ka përfunduar derbi në mes dy ekipeve italiane, AC Milanit dhe Interit me fitoren e zi-kaltërve.

Që nga fillimi i ndeshjes ishte Interi skuadra e cila kishte pak më shumë aksione dhe bënte më shumë presion andaj duket se kjo edhe bëri që Interi t’i fitojë tri pikë në këtë ndeshje, shkruan Indeksonline.

Golin e parë për Interin e shënoi Brzovic pas një devijimi të një lojtari kundërshtarë kurse Lukaku shënoi në minutën e 78’ për ta dyfishuar rezultatin.

Gjatë tërë ndeshjes të dyja skuadrat kishin shanse mjaftë të mira për të shënuar dhe po ashtu pati edhe dy gola të anuluar, për shkak të pozitës jashtë loje.

Kjo është një fitore mjaftë e rëndësishmë për Interin e cila do t’i jep më shumë siguri në rrugën e gjatë  për ta marrë titullin e kampionit të italisë./indeksonline/.