75 Mall Live Search
08:15 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Rihanna bëhet vajzë “çapkëne”, pozon gjysmë e zhveshur

Këngëtarja me origjinë nga Barbadosi, Rihanna, gëzon një famë dhe admirim të madh në skenën muzikore botërore, shkruan Indeksonline.

Ajo me super hitet e saj muzikore ka arritur të bënte për vete miliona fansa anembanë botës.

Pos që është një yll në muzikë, tashmë ajo është qasur edhe në fushën e modës, ku ka promovuar linjat e saj të veshjeve që i reklamon edhe personalisht.

Së fundmi ajo ka promovuar një linjë të të brendshmeve, përmes disa imazheve, duke dëshmuar se vazhdon të jetë një nga vajzat më seksi të skenës muzikore. /Indeksonline/