75 Mall Live Search
12:52 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gruaja e Lorik Canës interesohet për veprën e njohur shqiptare

Arkitektja italiane Monica Ercoli, njihet për shqiptarët si Monika Cana, që është gruaja e ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare Lorik Cana, shkruan Indeksonline.

Ata janë të martuar tash e një kohë dhe jetojnë në mes Italisë-Shqipërisë e Kosovës, e kjo ka bërë që interesimi i Monikës për kulturën shqiptare të jetë i dukshëm.

Çifti ka një djalë, që e ka pagëzuar me emrin Bojken, ndërsa së shpejti pritet të bëhet edhe me një vajzë.

Së fundmi Monika ka publikuar një fotografi ku bën të ditur se është duke e lexuar veprën e njohur: “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, e që vërehet të ketë një interesim të madh për kulturën dhe historinë shqiptare. /Indeksonline/