Këngëtari i njohur reagon ndaj medias italiane, që i fyen shqiptarët
Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta ka reaguar pas një publikimi fyes që media ‘Rolling Stone Italia’ publikoi për tërmetet në Shqipëri.
“Tërmeti mbërrin në Itali nga Shqipëria. A është kjo çfarë ndodh kur kufijtë janë të hapur? Kryesisht të kequshqyerit, bëjnë të dridhen shtëpitë në gjysmën e Puglias!”, – shkruante Rolling Stone Italia.
Komenti u fshi pas disa minutash nga faqja e medias italiane, megjithatë, Ermal Meta ka reaguar kundër.
“Nga këto anë i quajmë humbësa”, shkruan Meta kundër medias italiane.
