Votat nga Kosova, Challandes i dha Messit maksimumin e pikëve, Ujkani asnjë
Sonte, në Milano, është mbajtur ceremonia e madhe e FIFA-s, ku janë ndarë çmimet individuale për lojtarët dhe trajnerët më të mirë.
Lionel Messi u shpall portieri më i mirë, Klopp trajneri më i mirë kurse Alisson Becker portieri më i mirë.
Në këto zgjedhje kishin votuar edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, si dhe selektori Bernard Challandes.
Ujkani: 1. Van Dijk – 5 pikë 2. Mohamed Salah 3 pikë – 3. Cristiano Ronaldo – 1 pikë
Challandes: 1. Lionel Messi – 5 pikë 2. Virgil Van Dijk – 3 pikë 3. Matthijs De Ligt 1 pikë.
