75 Mall Live Search
07:22 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Nesër fillon zyrtarisht fushata, PZAP thërret konferencë për media

Një ditë para se zyrtarisht të fillojë fushata për zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës, Paneli Zgjedhore për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka thirrur konferencë për media.

Sipas PZAP-it, kjo bëhet me qëllim të informimit të opinionit për fushatën e subjekteve politike, kandidatëve të tyre, anëtarëve të subjekteve politike dhe mbështetësve të tyre e cila fillon nesër dhe përfundon më 4 tetor.

Konferenca do të mbahet me fillim nga ora 10:30.

Ndryshe, PZAP është institucion i pavarur përgjegjës për të vendosur për ankesat dhe apelet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.