Adelina Tahiri ju njeh me djalin e saj, Jonin
Këngëtarja shqiptare Adelina Tahiri ka qenë goxha “e dashur” për mediat rozë vazhdimisht, kryesisht sa i përket jetës së saj private, shkruan Indeksonline.
 
 Ajo tashmë është e martuar me avokatin maqedonas Serjoza Markov, gjë që ka ngritur shumë reagime te publiku, por që këngëtarja duket se nuk është shqetësuar shumë për mendimet e tyre.
 
 Adelina tashmë ka një djalë me Markovin, të cilin e ka pagëzuar me emrin Jon, të cilin e ekspozon vazhdimisht, zakonisht nëpër mediat sociale. 
 
 Së fundmi ajo ka publikuar pamje të Jonit, duke u treguar krenare me të.  /Indeksonline/




