Dy persona të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë
Dy persona janë lënduar në një aksident, i cili ka ndodhur sot në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.
Siç ka raportuar Indeksonline, ngasësi i automjetit ka humbur kontrollin dhe si pasojë është rrotulluar.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Indeksonline rastin.
“Aksidenti ka ndodhur në orën 08:30, në Komoran. Ka qenë vetaksident ku vetura e tipit BMW, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, pastaj është rrokullisur. Në veturë kanë qenë dy persona, që të dytë të lënduar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani./Indeksonline/