75 Mall Live Search
11:12 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Aksident në Komoran, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar nga një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në rrugën Prishtinë – Pejë më saktësisht në Komoran.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura të tipit Tiguan dhe Opel Corsa.

“Aksidenti i ka ndodhur në ora 10:00, në rrugën nacionale Prishtinë Pejë saktësisht në Komoran, ku kanë qenë  dy vetura të përfshira Tiguan dhe Opel Corsa. Në automjetin e pare kanë qenë tre persona ndërsa në automjetin e dytë dy persona. Dy persona janë të lënduar”, ka thënë zëdhëësi i Policisëë së Kosovës, Baki Kelani./Indeksoline/