75 Mall Live Search
11:45 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

PZAP: Partitë politike që s’e respektojnë ligjin, mund të gjobiten deri në 50 mijë euro

Partitë politike të cilat nuk bëjnë fushatë krahas ligjit rrezikojnë të gjobiten deri më 50 mijë euro.

Kjo u bë e ditur nga Paneli Zgjedhore për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) një ditë para se të fillojë zyrtarisht fushata zgjedhore, shkruan Indeksonline.

Në një konferencë për media, kryetarja e PZAP-së, Gyltene Sylejmani u bëri thirrje partive politike të bëjnë fushatë në përputhje me ligjin.

“Të gjitha subjektet politik kanë të drejtë të mbajnë tubime të bëjnë fushatë të drejtë në përputhje me ligjin. Por janë kornizat ligjore për fushat zgjedhore, vendet e lejuara dhe të gabuara të fushatës zgjedhore. PZAP-ja mund të shqiptoj gjoba deri në 50 mijë euro”, ka deklaruar Sylejmani.

Ajo ka treguar se në zgjedhjet e kaluara ka shqiptuar gjoba në vlerë prej mbi 84 mijë euro.

“Në zgjedhjet e kaluara PZAP-ja ka shqiptuar shumën 84 890 mijë euro dënime. PZAP-ja ka marr vendim për zgjatje të orarit punës se stafit civil nga ora 16 sa ka përfunduar më herët në orën 18. PZAP-ja ka zbatuar planin strategjik për ankesa dhe apele, 83 ankesa i kemi deri tash”, u shpreh ajo.

Ndërsa, Faton Azemi, anëtar i PZAP-së bëri thirrje që partitë politike të mos bëjnë fushatë akuzuese.

“PZAP-ja nuk do që të ketë asnjë kandidat të cenon fushatën, jemi këtu tu bëjmë thirrje subjekteve politike të shmangun fushatën akuzuese”, tha ai.

Edhe këtë herë u theksua që përdorimi i personave për fushatë nën moshën 18 vjeçare është i ndaluar dhe shkelësit do të gjobiten./Indeksonline/