75 Mall Live Search
07:41 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Aktorja rrëfen si 15-vjeç u përdhunua nga një burrë që kishte paguar të ëmën

Në intervistën e saj të fundit me gazetaren Diane Sawyer, tek “Good Morning America”, Demi Moore rrëfeu se është përdhunuar në moshën 15-vjeçare. Aktorja tregoi se ngjarja traumatike ka ndodhur në shtëpinë  e saj dhe se burri i panjohur kishte paguar të ëmën me 500$. Ylli i Hollywood-it, shtoi se ai e njihte mirë të ëmën dhe se kjo e fundit, praktikisht e kishte shitur të bijën.

Siç aktorja tregon, më e tradhtuar u ndje kur pas përdhunimit, ai e pyet: “Si ndihet kur prostituoesh nga mamaja për 500 dollarë?”

E ëma e aktores ka qenë një grua e alkoolizuar dhe jo pak herë ajo e merrte të bijën nëpër bare kur ishte adoleshente, me qëllim që të tërhiqte vëmendjen e burrave.

E pyetur nëse e besoi apo jo përdhunuesin, Moore u përgjigj: “Them se po, por thellë në zemrën time jo. Nuk besoj të ketë qenë një transaksion i drejtëpërdrejtë, por fakti që ai kishte ende akses të vinte në shtëpinë tonë…Kjo më vinte edhe më në rrezik.”

Demi Moore është një prej aktoreve më të suksesshme të viteve ’90-të, shumë e njohur për rolet e saj tek “Ghost”, “A Few Good Men” dhe “Indecent Proposal”.

Teksa flet për biografinë e saj, aktorja tregon se në moshën 12-vjeçare ka parë të ëmën që përpiqej të vetëvritej, por shpëtoi falë ndërhyrjes së saj./Indeksonline/