Sulmohet një autobus që transportonte policinë në Turqi, disa të lënduar – pamje nga vendi i ngjarjes
Raportohet se një sulm me bomba goditi një autobus që transportonte policinë në provincën jugore turke të Adana.
Në sulmin e ndodhur në mëngjesin e së mërkurës mbetën të lënduar disa persona.
Ndëresa, mediat turke kanë publikuar video të një autobusi të dëmtuar rëndë, i rrethuar nga mbeturinat dhe automjetet e tjera të dëmtuara nën një mbikalim për këmbësorët në zonën e Yuregir në Adana.
Kurse, burimet thanë se ambulancat i çuan të plagosurit në spitalet e zonës.
Policia e armatosur mbylli zonën dhe po shqyrtonte vendin e ngjarjes. Nuk ishte e qartë se kush mund të qëndronte pas sulmit.
Guvernatori i Adana-s Mahmut Demirtas u citua nga agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu duke thënë se informacionet fillestare treguan se të plagosurit nuk ishin lënduar seriozisht.