75 Mall Live Search
10:09 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Prokuroria e Shtetit organizon tryezë të rrumbullakët me moton: “Mbrojtja e votës”

Prokuroria e Shtetit në bashkëpunim  me Ambasadën  amerikane në Prishtinë ka organizuar tryëzë të rrumbullakët me moton: “Mbrojtja e votës”, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në tryezë do të diskutohet për angazhimin e institucioneve përkatëse lidhur me këto zgjedhje.

Tryeza do të mbahet më 26 shtator 2019, ora 10:00 në hotelin “Emerald”, salla “Straus”, në Prishtinë. Pjesmarrës në këtë tryezë do të jenë kryeprokurorët e prokurorive themelore, kryetarët e gjykatave themelore, drejtorët e policisë rajonale, përfaqësues të subjekteve politike, si edhe përfaqësues të organizatave jo qeveritare.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju njoftojmë se institucioni i Prokurorit të Shtetit, organizon tryezë të rrumbullakët me moton “Mbrojtja e Votës”, për zgjedhjet e parakohshëm parlamentare, të cilat do të mbahen më 6 tetor 2019, ku do të diskutohet për angazhimin e institucioneve përkatëse lidhur me këto zgjedhje.

Tryeza organizohet nga Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Tryeza do të mbahet më 26 shtator 2019, ora 10:00, vendi:  Hotel Emerald, salla “Straus”, në Prishtinë.

Po ashtu, pjesëmarrës në këtë tryezë do të jenë, kryeprokurorët e prokurorive themelore, kryetarët e gjykatave themelore, drejtorët e policisë rajonale, përfaqësues të subjekteve politike, si dhe përfaqësues të organizatave jo qeveritare.

/Indeksonline/