Ngordh në moshën 70- vjeçare elefanti që kaloi jetën në skllavëri
Ka ngordhur në moshën 70- vjeçare elefanti femër Tikiiri, e cila u detyrua të parakalonte në një festë budiste, pavarësisht gjendjes së saj të rëndë shëndetësore.
Imazhet e elefantit nga Sri- Lanka, i cili ishte i shtrirë në tokë, me sytë me lot, kockë e lëkurë, vetëm me lëkurën që i mbulonte kockat që i numëroheshin lehtësisht dhe në gjendje të mjerueshme, bëri xhiron e rrjetit muajin e shkuar.

Dhe me sa duket, gjendja shëndetësore e Tikiiri nuk u përmirësua kurrë. Ngordhja e saj u konfirua ditën e Martë. “Save Elephant Foundation”, një fondacion me bazë në Tailandë, lëshoi një deklaratë ditën e martë. Në të thuhej me pikëllim dhe lehtësim, se elefanti ndërroi jetë.

Sipas vendasve, ky elefant ka jetuar gjithë jetën e saj si skllave. Ajo dhe 60 elefantë të tjerë u detyruan të ecnin me kilometra të tërë, duke qenë se u detyruan të bëheshin pjesë e festimit të përvitshëm të festës budiste, Esala Perahera.
