Trump anulon sulmet ndaj Iranit, pritet finalizimi i një marrëveshjeje
Presidenti Amerikan, Donald Trump ka anuluar sulmet ndaj Iranit.
Një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se presidentit amerikan Donald Trump ka anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit, pas arritjes së një mirëkuptimi me udhëheqjen iraniane.
Sipas tekstit të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, bisedimet me Republikën Islamike të Iranit janë zhvilluar në nivelin më të lartë dhe janë miratuar nga palët e përfshira, raporton IndeksOnline.
Dokumenti pretendon se në marrëveshje kanë marrë pjesë edhe vende të tjera të rajonit, përfshirë Izraelin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Turqinë, Pakistanin, Bahreinin, Kuvajtin, Jordaninë dhe Egjiptin.
Në deklaratë thuhet se sulmet dhe bombardimet e planifikuara për mbrëmjen janë anuluar, ndërsa bllokada detare ndaj Iranit do të vazhdojë të mbetet në fuqi deri në finalizimin e marrëveshjes.
Po ashtu, dokumenti thekson se koha dhe vendi i nënshkrimit të marrëveshjes do të bëhen publike në ditët në vijim. /IndeksOnline/

