75 Mall Live Search
14:44 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Thaçi takohet me Trumpin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur në një takim nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti i vendit ka postuar një fotografi në Facebook ku shihet përkrah Trumpit dhe bashkëshortes së tij, Melani Trump, shkruan Indeksonline.

Thaçi u shpreh se  mbështetja gjithëpërfshirëse amerikane është jetike për ruajtjen e paqes dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë Evropën.

Statusi i tij i plotë:

Kënaqësi e veçantë të takoj përsëri Presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, dhe të shpreh mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo mbështetje ka qenë përcaktuese, fillimisht për mbijetesë, e më vonë për jetësimin e aspiratës për liri dhe pavarësi. Mbështetja gjithëpërfshirëse amerikane është jetike për ruajtjen e paqes dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë Evropën. Nuk do të lejojmë që të cenohet kurrë marrëdhënia speciale që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. HTH