75 Mall Live Search
16:03 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Irina Shayk e dëshmon se është nga modelet më të bukura në botë

Modelja e njohur me prejardhje ruse, Irina Shayk njihet për aktivitetet e saj në fushën e modës duke korrur suksese të mëdha, shkruan Indeksonline.

Irina përpos që qëndron në qendër të vëmendjes për shkak të aktiviteteve të saj në fushën e modelimit, ajo vëmendje të madhe ka marrë vazhdimisht edhe sa i përket jetës private.

Nga viti 2010 deri më 2015 ajo ishte partnerja e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo, ndërsa nga viti 2015 deri para pak muajsh ajo ishte gruaja e aktorit Bradley Cooper me të cilin kanë një vajzë.

Në paraqitjet e saj publike, ajo kujdeset që të jetë gjithnjë në formë të mirë, duke paraqitur bukurinë e saj.

Njejtë ka bërë edhe së fundmi ku ajo dëshmon përsëri se është nga modelet më të bukura dhe më seksi në botë. /Indeksonline/