75 Mall Live Search
17:27 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Genta Ismajli ende në top-formë, shkëlqen me pamjen

Këngëtarja Genta Ismajli vazhdon të marrë vëmendjen e publikut me paraqitjet e saj publike,  siç bënte shpeshherë dikur, e që kohëve të fundit publiku e kishte ndjerë mungesën e saj, shkruan Indeksonline.

Ndërsa së fundmi ajo është rikthyer përsëri me paraqitjet e saj, duke mos i zhgënjyer fansat e saj besnik të cilët i qëndruan afër këngëtares gjithë këto vite.

Krijuesja e shumë hiteve në estradën muzikore shqiptare,  ka pasur vazhdimisht vëmendjen edhe për pamjen e saj.

Në paraqitjen e fundit ajo duket në formë të mirë trupore dhe duket se vitet nuk kanë lënë fare gjurmë tek këngëtarja e njohure. /Indeksonline/