Dallku vazhdon me fitore, Prishtina ngritët në tabelë
Prishtina ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 2-0 në ndeshjen e mbetur të javës së dytë që u zhvillua sot në “Fadil Vokrri”.
Armend Dallku e ka filluar shumë mirë aventurën si trajner duke grumbulluar gjashtë pikë në dy ndeshje.
Fillimisht ishte Meriton Korenica ai i cili kaloi bardh e kaltërit në epërsi në minutën e shtatë të ndeshjes.
Rezultatin e dyfishoi Leonit Abazi në minutën e 51-të.
Me këtë fitore, Prishtina ngjitet në pozitën e gjashtë me 10 pikë të grumbulluara, derisa Dukagjini është e fundit me një pikë dhe asnjë gol të shënuar. /IndeksOnline/