75 Mall Live Search
21:53 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Të pash pa make-up, e kishe surratin si plaka ime”, shpërthen keq Genta

Ish banorja e ‘Big Brother’ Genta Gjalpi, u bë mjaft e njohru për publikun shqiptarë, pasi me të dalë nga spektakli vazhdonte të ‘provokonte’ me paraqitjet e saj publike, shkruan Indeksonline.

Madje deri në atë pikë sa u bë mjaft e kritikuar nga fansat për shkakun se ekspozonte shumë trupin e saj.

Ajo së fundmi u dha hapësirë fansave që t’i bëjnë pyetje nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram ku një nga fansat i kishte shkruar : “Të pash një ditë pa tualet te 5 maji, e kishe surratin si plaka ime”.

Ndërsa këtij ‘ofendimi’ nuk i ka përballuar pa reagim Genta e cila ka shkruar : “Gjyshi im ka udhëtuar shumë gjatë jetës së vet, kështu që ndoshta mund të jetë takuar me gjyshen tënde, edhe mund të jemi edhe kushërinj prandaj ngjanë me plakën tënde.”

Kjo nuk është hera e parë që ish banorja e ‘Big Brother’ mer ofendime dhe vendosë të reagoj ashpër. /Indeksonline/