75 Mall Live Search
23:53 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Merimanga merr veturën e VV-së, ishte parkuar në vendin e gabuar

Ka nisur aktivizimi i partive kudo në Kosovë, madje sot zyrtarisht subjektet politike hapën fushatën zgjedhore.

Motori i aktivistëve është ndezur, ndërsa çdo ditë shumë grupacione të ndryshme, e imazhe të shumta në rrjete sociale, ku bëhet thirrje për mbështetje të partive, shkruan Indeksonline.

E, sloganet e partive politike sot u vendosën kudo, edhe në vetura.

Por, një ngasës i veturës, i cili mbarte sloganin e Lëvizjes Vetëvendosje dita sot i shkoi ters, pasi ai mori një gjobë jo edhe të vogël.

Ky simpatizant, e parkoi veturën e tij në Prishtinë në vend jo të duhur, prandaj edhe merimanga nuk hezitoi t’ia marrë atë./Indeksonline/