Sulmohen dy meshkuj pas mesnate, në Prishtinë, nga persona të panjohur
Dy persona kanë përfunduar në spital, pasi të martën pas mesnate u sulmuan nga dy persona të tjerë të panjohur në Prishtinë.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në orën 01:00, derisa dy viktimat pas lëndimeve janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Dy viktimat meshkuj k-shqiptarë kanë raportuar se dy të dyshuar të panjohur i kanë sulmuar fizikisht dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/