Presidenti Thaçi shpreh ngushëllimet për vdekjen e presidentit Zhak Shirak
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish- presidentit të Francës, Jacques Chirac.
Përmes një postimi në Twitter presidenti Thaçi, ka thënë se i ndjeri do të kujtohet gjithmonë nga njerëzit e Kosovës për përpjekjen dhe mbështetjen e tij për të ndihmuar popullin kosovar në kohën e luftës kundër Serbisë.
Ish- presidenti i Francës, Jacques Chirac, ka qenë kryetar i Komunës së Parisit, kryeministër si edhe president i Francës dy mandate, për këtë aryse njihet edhe si politikani me karrierën më të gjatë politike, në Evropë.
Postimi i plotë i presidentit Thaçi:
Saddened by the loss of the former #French president #JacquesChirac. He ëill alëays be remembered by the people of #Kosovo for his dedication and support against Serbian opression during our darkest days in 1999. (Foto: Reuters)
