75 Mall Live Search
14:52 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Largohet vetura, e cila qëndroi 3 vjet në një trotuar të Prishtinës

Është larguar vetura e cila ka qëndruar 3 vjet në trotuar të rrugës “Tring Ismajli”, në Prishtinë.

Pas raportimit të Indeksonlinet, organet përgjegjëse e kanë larguar këtë veturë.

Ndryshe, tash e tre vjet në rrugën “Tring Ismajli”, një veturë ka qëndruar në trotuar të asaj rruge pa lëvizur dhe askush nuk ka ndërmarrë diçka.

Qytetarët e kësaj lagjeje janë shprehur të shqetësuar, pasi kjo veturë kishte zënë një hapësirë mjaft të madhe në trotuar./Indeksonline/