75 Mall Live Search
18:17 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kjo është kik-bokserja më e moshuar në botë

McKenzie Baldwin apo ndryshe e quajtur “Bisha” është 76 vjeçare, e cila e ushtron profesionin e kik-bokserës.

Ajo tani është duke u stërvitur për ndeshjen e parë të saj, që do të jetë një ndeshje për bamirësi, transmeton Indeksonline.

Trajneri i saj, Jamie Fearn, ka thënë se ajo është një “bishë” kur shkel në ring, pasi që i vdiq burri ajo e gjeti këtë sport si qetësim.

“Kur e humba Peter nuk dëshiroja të flisja me askëndë, nuk doja të bëja asgjë. Më janë dashut 5 vite që ta rikthej vetëbesimin” ka thënë ajo.

Kurse tani 76 vjeçarja stërvitet 4 herë në javë./Indeksonline/.