FIFA nuk ia numëroi disa vota egjiptianit Salah sepse nënshkrimi ishte me shkronja të mëdha
Skandali i votimeve për shpërblimet “The Best” nga FIFA ka marrë përmasa të mëdha.
Dy vota për Mohamed Salah nuk janë numëruar nga FIFA për shkak se në vend të nënshkrimit, dy futbollistë kishin shkruar emrat e tyre.
Federata e Futbollit të Egjiptit ka thënë se trajneri Shaëky Gharib dhe kapiteni Ahmed Elmohamady kanë votuar për sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah.
“Nënshkrimet nuk kanë qenë valide andaj nuk janë numëruar votat” thuhet në njoftimin e FIFA-së.
Lionel Messi u shpall lojtari më i mirë, ndërsa Virgil van Dijk zuri vendin e dytë. Mohamed Salah ishte i 4-ti. /Indeksonline/