75 Mall Live Search
11:54 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Valdrin Sahiti disenjon fustan për këngëtaren me famë botërore

Disenjatori i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti, njihet si një ndër stilistët më të kërkuar në vend, shkruan Indeksonline.

Mirëpo tashmë duket se puna e tij është vërejtur edhe në arenën ndërkombëtare.

Ai së fundmi ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një fotografi ku e ka paraqitur reperen me famë botërore “Cardi B:, e cila ka zgjedhur të veshë një fustan të disenjuar nga ai.

 Valdrini ka marrë komente të ndryshme pozitive rreth punës dhe sukseseve të tij.

“Wow do na e marrin amerikanët Valdrinin. Po i vijnë rrotull. Je fantastik” : i ka shkruar ndër shumë komente edhe prezantuesja Alketa Vjesiu. /Indeksonline/

View this post on Instagram

? @iamcardib in #valdrinsahitiofficial

A post shared by Valdrin Sahiti (@valdrinsahitiofficial) on