Kosnett – mesazh partive politike
Derisa partitë politike në vend, janë duke mbajtur fushatën e tyre për zgjedhjet e 6 tetorit, ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett, ka dërguar një mesazh për të gjitha partitë.
Ai përmes një postimi të bërë në rrjetin social, Twitter, theksoi se gjatë këtyre ditëve të fushatës, të mos i harrojnë tri gjëra të rëndësishme.
“Përderisa fushata po vazhdon, mos e harroni rëndësinë e paqes, drejtësisë, dhe prospertitetit për të gjithë”, ka shkruar Kosnett.
Ambasadorët e huaj, në Kosovë, që nga fillimi i parafushatës zgjedhore kanë dërguar mesazhe të njëpasnjëshme për atë se çfarë duhet të bëjë Qeveria në ardhje./Indeksonline/