Ish-yjet e futbollit të Dukagjinit rikthehen përsëri në parket
Një ndeshje miqësore e zhvilluar mbrëmë ka rikthyer në parket ish-yjet e Rrafshit të Dukagjinit në futboll në palestrën “Dresha” në Orrobërdë të Istogut.
Valdet Shoshi, Ramiz Blakaj, Haki Maxharri, Smajl Dakaj, Enver Hajdi, Zekë Miranaj, Fuat Dreshaj, Driton Dreshaj e Bekim Demaj ishin disa nga futbollistët që dikur lënin gjurmë në terrene të ndryshme të Kosovës.
Disa nga ta ende janë pjesë e futbollit të Kosovës.
Valdet Shoshi e Driton Dreshaj janë pjesë e pankinës të KF Istogut, me të cilët skuadër janë lidere në Ligën e parë të Kosovës në futboll.