11:34 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Fustani i zi që na duhet të gjithave!

Ajër i ftohtë, lagështira dhe shiu nënkuptojnë vetëm një gjë: stina e lëkurave erdhi sërish! Por kësaj here, nuk e kemi fjalën për xhaketën e lëkurës pa të cilën nuk dalim dot nga shtëpia.

Po flasim për fustanin që do të donit të jetonte gjithë kohës brenda dollapit tuaj! Fustan i zi, prej lëkure që vishet në qindra forma!

Dhe nuk është modeli klishe; i shkurtër dhe i ngushtë! Fustani  i zi prej lëkure vjen i gjatë, i lirshëm, apo me pala.

Ky fustan mund të vishet me atlete, me taka apo me çizmet tuaja të preferura. Madje nëse jashtë bën ftohtë, mund ta kombinoni me një T-shirt poshtë dhe do të duket po njësoj bukur.

Fustani i lëkurës nuk vjen thjesht si “fustan” këtë sezon. Siç mund ta shihni, ky më sipër është fustan-pardesy që ju shpëton nga shumë gjëra njëkohësisht!

Gati për një takim të rëndësishëm biznesi?

Çfarë do të veshim çdo të shtunë përgjatë javëve në vazhdim.