75 Mall Live Search
15:16 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Jeni të fiksuar pas shpejtësisë? Tirana së shpejti me një pistë garash sportive

Të gjithë të pasionuarit pas shpejtësisë, shumë shpejtë pritet të kenë një vend ku mund të ngasin makinën me shpejtësi të madhe.

Ka qenë drejtori i Përgjithshme e Transportit Rrugor, Blendi Gonxhaj, i cili është shprehur se ka ardhur koha që shteti, të investohet edhe për një park me pistë testimi e eventesh ngjarjeje sportive, një zonë të dedikuar për aktivitetet auto-moto në kushte më të sigurta e me infrastrukturë adapte.

Auto-Moto Parku i parë shqiptar, profesional e zyrtar pritet të hapet në zonën e Rinasit.

“Është koha që shteti, sektori ynë i automotorizimit, të investohet edhe për një park me pistë testimi e eventesh ngarjeje sportive, një zonë të dedikuar për aktivitetet auto-moto në kushte më të sigurta e me infrastrukturë adapte! Ne i simpatizojmë nismat e Motorsport-it dhe po punojmë që shumë shpejt (zona ku po ecim me dokumentacionin është pranë Rinasit!) në bashkëpunim me çdo grup interesi të bëjmë realitet Auto-Moto Parkun e parë shqiptar, profesional e zyrtar. 

I urojmë organizatorëve të “Festival of Speed”, këtë të Shtunë më dt. 28 Shtator, event të sigurtë, të mbarë e pa probleme! 
Komuniteti i të apasionuarve për xhiro të shpejta, minigara, drags e drifts, show e festa apo panaire e festivale auto-moto meriton hapësirat e duhura të ushtrimit që s’garantohen dot pa ndihmën e shtetit! Nuk mund t’i rrezikojmë të rinjtë, talentet, ata që këtë e kanë pasion duke u lënë alternativ të vetme rrugët (ku rrezikohen ata e të tretët!), xhepat a skutat e errëta!”,- shprehet drejtori Goxhaj.