Gol fantastik nga Wijnaldum, Liverpool vazhdon serinë e fitoreve
Liverpooli ka vazhduar ecurinë pozitive në Premierligë.
Në xhiron e shtatë, të besuarit e Jurgen Klopp e kanë mposhtur në udhëtim Shefield Unitedin, me rezultatin minimal 0-1.
Ishte një ndeshje më e vështirë se zakonisht për Liverpoolin ,mirëpo as kjo skuadër nuk arriti t’i marrë pikë, me Liverpool të cilët kanë fituar cdo ndeshje nga fillimi i këtij sezoni.
Goli i vetëm u shënua në minutën 70’, me realizator Georginio Wijnaldum.
Liverpool deri më tani ka arritur t’i grumbulloj 21 pikë, duke i lënë pas skuadrat e tjera./Indeksonline/.