Qytetarët e Artanës i servojnë pritje të ngrohët kandidatëve për deputet Shala dhe Musliu-Shoshi
Dy kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala dhe Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së sotshme kanë vizituar qytetin e Artanës.
Qytetarët e Artanës i kanë bërë një pritje të ngrohët dy kandidatëve për deputet, shkruan Indeksonline.
Atje, Shala dhe Musliu-Shoshi kanë zhvilluar takime me qytetarë dhe kanë vizituar biznese të ndryshme.
Ferat Shala është kandidati me numër 31 në listën e PDK-së, kurse Ariana Musliu-Shoshi është kandidatja me numër 30./Indeksonline/