Barcelona mposht Getafen, merr tri pikë të rëndësishme
Barcelona ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Getafes duke e mposhtur pastër 2:0.
Ishte fillimisht Luis Suarez i cili realizoi në minutën e 41-të pas një asistimi perfekt nga Ter Stegen duke i dhënë Barcelonës epërsinë fillestare, shkruan Indeksonline.
Me të nisur pjesa e dytë, Junior Firpo realizoi golin e tij të parë me Barcelonën për t’ia siguruar blaugranëve tri pikë të reja.
Në minutën e 82-të, Lenglet u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u desh ta linte ekipin e tij për rreth 10 minuta me një lojtar më pak, por që nuk ndikoi aspak në rezultatin përfundimtar.
Me këtë fitore, Barcelona merr përkohësisht pozitën e dytë në tabelë me 13 pikë, një më pak se Reali i cili do ta zhvillojë ndeshjen ndaj Atleticos nga ora 21:00./Indeksonline/