75 Mall Live Search
20:59 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Derbi pa gola, Muriqi vazhdoi ndeshjen i përgjakur

Galatasaray dhe Fenerbahçe kanë luajtur baraz pa gola në derbin më të madh turk.

Skuadra e Vedat Muriqit nuk arriti më shumë se vetëm një barazim dhe tash iu rrezikohet edhe pozita e dytë që e mbante para ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Vedat Muriqi pati një lëndim në kokë madje pati edhe gjakderdhje, por pas një trajtimi nga stafi mjekësor, ai vazhdoi pjesën e dytë me fasha në kokë.

Me këtë barazim, Galatasaray ngritet për dy pozita në vendin e 5-të me 9 pikë, ndërsa Fenerbahçe gjendet në vendin e dytë me 11 pikë./Indeksonline/