“Me 6 Tetor, dheze skarën”: Spahiu ironizon me ditën e zgjedhjeve
Aktori i njohur shqiptar Fatmir Spahiu i cili njihet për publikun me role të ndryshme humoristike e artistike, shpeshherë është aktiv me statuse të shumta dedikuar gjendjes në Kosovë, shkruan Indeksonline.
 
 ‘Bufi’ siç e thërrasin shumica, kësaj radhe ka disa fjalë për zgjedhjet në Kosovë që pritet të mbahen me 6 Tetorë. 
 
 “Miq, Pas 7 dite është 6 Tetori 2019
 Pas dite 7 dite eshte dita eshte dita e se vertetes!
 Pas 7 dite ti do ta tregosh veten.
 Pas 7 dite ti do te ballafaqohesh me “ta beje ose mos ta beje”
 Pas 7 dite do ta besh vet ose do ta ndash me te tjeret!
 Pas 7 dite do te mbushesh plot!
Me 6 TETOR dheze skaren.
 Knaqe shpirtin tend!” : Ka shkruar Fatmir Spahiu në një status në llogarinë e tij në Facebook. /Indeksonline/



 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                