75 Mall Live Search
11:20 / E Diele, 29 Shtator 2019 / indeksADMonline

Të lidhur me zinxhirë, 300 burra dhe djem lirohen nga “Shtëpia e torturave”

Më shumë se 300 të burgosur,  burra dhe fëmijë, u identifikuan dhe u liruan nga autoritetet nigeriane në ndërtesë  në Nigerinë Veriore, të cilën autoritetet e përshkruajnë si “shtëpi torturash”.

Video e publikuar tregon djem të mitur midis moshës 5 dhe 18 vjeç, të cilët janë të lidhur me zinxhirë në krah dhe këmbë.

“Ky vend nuk është as një qendër zhvendosjeje dhe as shkollë islame siç mund ta shihni. Fëmijë të vegjël, disa nga vendet fqinje si Burkina Faso, Mali, Gana, por edhe vendetë tjera janë grumbulluar këtu dhe disa prej tyre i gjetëm të lidhur me zinxhirë. Ata i shfrytëzuan dhe i poshtëruan ”, tha kreu i hetimeve.