75 Mall Live Search
12:05 / E Diele, 29 Shtator 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një person në Podujevë, organizonte veprimtari të bixhozit

Gjatë ditës së djeshme në Podujevë në rrugën “19 Qershori” është arrestuar një person që organizonte veprimtari e paligjshme të bixhozit.

Gjate kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe konfiskuar, tri shtëpiza kompjuteri, një printer,14 tiketa të shtypura dhe 47 euro para të imëta.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orë.