75 Mall Live Search
12:24 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Tifozët nxjerrin jashtë stadiumit pronarin e skuadrës holandeze

Biznesmeni meksikan, Mauricio García de la Vega, pronar i skuadrës holandeze Roda JC, u përjashtua nga stadiumi nga një grup tifozësh të klubit gjatë ndeshjes kundër De Graafschap.

Raportet tregojnë se tifozët nuk janë të kënaqur me aksionarin e shumicës që nga qershori, sepse nuk garanton shpëtimin ekonomik të klubit dhe se do të kishte plane për të shitur stadiumin e tij aktual, Parkstad Limburg.

Ata madje nuk e lanë as të futet në stadium duke e përzënë atë jashtë objektit. /IndeksOnline/