75 Mall Live Search
17:10 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

8 muaj nga vdekja tragjike e Sala, FIFA vjen me vendim për betejën Nantes – Cardiff

Ka më tepër se 8 muaj që në mënyrë tragjike u nda nga jeta futbollisti Emiliano Sala.

Ai ishte transferuar nga skuadra franceze Nantes te Cardiff City, dhe gjatë fluturimit për në Uells, aeroplani ishte rrëzuar.

Gjatë tërë kësaj periudhe, dy skuadrat në fjalë kanë zhvilluar një betejë për para.

Nantes kërkonte 16 milionë euro nga Cardiffi, ndërsa këta të fundit nuk deshën të paguajnë asnjë cent ngase sipas tyre Sala nuk e veshi asnjëherë fanellën e ekipit.

Megjithatë, pasi Nantes u ankua në organet më të larta të futbollit, FIFA ka vendosur që Cardiffi duhet të paguaj 6 milionë euro në xhirollogarinë e klubit francez. /Indeksonline/