75 Mall Live Search
20:50 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Wanda Nara e bën vajtje-ardhje Itali-Francë: Është e lodhshme

WandaNara ka treguar se sa të vështirë e ka që të menaxhojë familjen, sidomos duke ditur se kanë 5 fëmijë dhe se ata janë në shkollë.

Mauro Icardi luan te PSG-ja, por familja është ajo që vuan dhe e bën vajtje-ardhje Itali-Francë.

“Është një katrahurë! Punoj në Itali, kam kontratë me Mediaset, por duhet të shkoj dhe të vij. Është sakrifica ime më e madhe. Jetojmë me bazë në Milano dhe Paris, dy shkolla dhe dy shtëpi. Fëmijët ndjekin ca leksione në Itali dhe ca në Francë, sepse është e njëjta degë shkolle”, tha ajo.